Aston Villa ka vazhduar me formën fantastike për të triumfuar në udhëtim te Manchester City, në kuadër të xhiros së 38-të në Ligën Premier.

City që po zhvillonte paraqitjen e fundit nën urdhrat e Pep Guardiolas e nisi më mirë, por që pësoi me rezultat 1-2.


City ishte larg skuadër më e mirë në fillim duke dominuar në të gjitha aspektet dhe kaloi në epërsi përmes Antoine Semenyos (23’).

Sidoqoftë, Villa tregoi fytyrë tjetër në pjesën e dytë. Fllimisht Ollie Watkins shënoi për të barazuar rezultatin (48’).

Watkins pastaj u përkujdes edhe për golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë, duke e i lënë të gjithë të shokuar në “Etihad” (64’).

City në fakt shënoi në minutat e kohës shtesë falë Mateo Kovacic, por u anulua për pozitë jashtë loje.

City kësisoj qëndron në pozitën e dytë me 78 pikë ndërsa Villa e mbyll si vend i katërt me 65 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app