LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet Alvaro Arbeloa: Fitoi 11 tituj në karrierë

Pensionohet Alvaro Arbeloa: Fitoi 11 tituj në karrierë

Alvaro Arbeloa ka vendosur njëherë e përgjithmonë t’i thotë lamtumirë futbollit profesionist.

Ish reprezentuesi spanjoll është pensionuar në moshën 34-vjeçare.


Ish mbrojtësi i Real Madridit në edicionin e shkuar nuk pati shumë minuta në disponim në fanellën e West Ham Unitedit ku ka luajtur vetëm tre ndeshje në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

“Ka ardhur momenti të them lamtumirë”, deklaroi Arbeloa për “Marca”.

Gjatë karrierës ka fituar një titull të La Ligës, dy Liga të Kampionëve me Real Madridin ndërsa me Spanjën ka fituar një herë kampionatin botëror dhe dy trofe të evropianit. /Telegrafi/

Titujt e fituar prej Arbeloas

Real Madrid
La Liga: 2011–12
Copa del Rey: 2010–11, 2013–14
Superkupa e Spanjës: 2012
UEFA Champions League: 2013–14, 2015–16
FIFA Club World Cup: 2014
UEFA Super Cup: 2014

Spanja
Botërori: 2010
Evropiani: 2008, 2012