LAJMI I FUNDIT:

Pëlqehet “Dale” e Lindon (Video)

Pëlqehet “Dale” e Lindon (Video)

Lindon Berisha sapo ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Dale”.

Ky është projekti i parë solo i artistit nga Shkupi, të cilin e solli me një videoklip mjaft interesant të realizuar nga produksioni Entermedia, transmeton Telegrafi.


Kënga ka vetëm pak orë që është publikuar dhe ka arritur një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale, ku këngëtari veç zërit është komplimentuar edhe për stilin e veçantë.

Kënga është prodhim i “Brick Records” dhe vjen pas hiteve “Kalle” dhe “Asnihere”, të cilat i solli në bashkëpunim me Adrian Gaxhën dhe qëndruar kohë të gjatë në krye të toplistave muzikore./Telegrafi/