LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini flet para finales: Jemi këtu për të fituar, do të jetë ndeshje e madhe

Pellegrini flet para finales: Jemi këtu për të fituar, do të jetë ndeshje e madhe

Në konferencën për shtypin të Romës foli edhe kapiteni Lorenzo Pellegrini, i cili tha se ndien shumë përgjegjësi për rolin që ka në skuadër.

Italiani u premtoi tifozëve se verdhekuqtë do të bëjnë gjithçka për ta fituar finalen.


Lorenzo, çfarë ka Roma më shumë se Feyenoordi?

Është një finale dhe prandaj do të jetë një ndeshje vendimtare për 90 minuta. Nuk kam dëshirë të them se Roma apo Feyenoordi kanë diçka më shumë. Ne jemi këtu për të fituar. Ne do ta luajmë siç tha trajneri, duke u përpjekur të kurorëzojmë rrugën tonë të rritjes.

Çfarë do t’i kërkonit skuadrës?

Një finale është ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ajo që dua t’u them shokëve të skuadrës është thjesht një falënderim. Pavarësisht se si do të shkojë e ndeshja e nesërme, edhe nëse duam të fitojmë, do të vazhdoj t’i falënderoj për këtë vit. Të gjithë ata janë vënë gjithmonë në dispozicion dhe ne sakrifikuam për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që bën një grup i vërtetë dhe një ekip konkurrues. Për mua, si kapiten, kur ke ndjenjën se ke një ekip të vërtetë, gjithçka është më e thjeshtë.

Një mesazh për fansat?

Duam t’i qetësojmë, Roma do të dalë në fushë nesër për të fituar.

Ju jeni kapiten dhe keni lindur në Romë. A ndjeni më shumë përgjegjësi?

Po, mendoj se është normale dhe është mirë ta kesh atë në vend që të ulesh në shtëpi dhe të shikosh të tjerët duke luajtur. I marr të gjitha përgjegjësitë, nesër do të jetë një ndeshje e madhe dhe një ditë e mrekullueshme.

Si e keni parë rritjen e grupit në Evropë? Ka pasur rritje eksponenciale…

Po, mendoj se e nisëm sezonin në mënyrë pozitive, pastaj patëm një moment ku ndryshuam formë, pastaj gjëja më e rëndësishme është rritja e kësaj skuadre nga çdo këndvështrim. Edhe në kampionat. Kjo kupë do të ishte qershia mbi tortë për rritjen tonë dhe rrugën që kemi bërë. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori