LAJMI I FUNDIT:

Peja merr fitoren e dytë me radhë në FIBA Europe Cup, triumfon si mysafir në Poloni

Peja merr fitoren e dytë me radhë në FIBA Europe Cup, triumfon si mysafir në Poloni
Foto: Arkiv

Peja e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup, duke triumfuar në Poloni kundër PGE Spojnia Stargard me rezultat 79:83 (19:26, 22:14, 21:16, 17:27).

Verdhezinjtë ishin të vendosur për fitore dhe kjo u pa në fillim, sidomos në fund të çerekut të parë kur me një seri prej 0:10 në fund e fituan këtë pjesë 19:26. Në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë 22:14, për të shkuar në pushim me rezultat 41:40.


Edhe në periodën e tretë skuadra polake ishte për një nuancë më e mirë, megjithatë, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, kampionët e Kosovës bën rikthimin e madh dhe përmbysën rezultatin për të shkuar drejt një fitore të sigurt, ashtu si edhe ndodhi dhe triumfuan 79:83.

Te Peja u dalluan Justin Davis me 18 pikë, 13 kërcime e katër asistime dhe Tervell Beck me 21 pikë e dhjetë kërcime.

Tani Peja ka dy fitore e një humbje, kurse PGE Spojnia Stargard një fitore e dy humbje.

Peja sfidën e radhës e ka në shtëpi, më 8 nëntor kundër skuadrës gjermane, Niners, që kishte pësuar në takimin e parë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori