LAJMI I FUNDIT:

Peja bindëse ndaj Vreshtarëve

Peja bindëse ndaj Vreshtarëve

Peja ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 122:88 (39:20, 19:19, 30:29, 34:20), në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës Unike.

Vetëm fillimi ishte i barabartë deri te rezultati 10:10 dhe më pas vendasit hyn në një seri prej 13:3, për epërsinë 23:13, e më pas thellojnë epërsinë edhe më shumë 36:18, ndërsa çereku i parë përfundon 39:20.


Periudha e dytë ishte e barabartë, por më shumë e kontrolluar nga verdhezinjtë, që ruajtën epërsinë e krijuar në dhjetë minutat e para, duke shkuar në pushim me shifrat 58:39.

Edhe perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të dytë, me përpjekjet e mysafirëve për tu rikthyer, por pejanët e menaxhuan lojën mirë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 88:68.

Në dhjetë minutat e fundit, Peja vetëm sa thelloi epërsinë edhe më shumë, për të triumfuar me rezultat bindës 122:88. Një fitore shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh që rezultati vlen edhe në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Te Peja u dalluan Tyrone White me 44 pikë, katër kërcime e shtatë asistime dhe Stephen Maxwell me 35 pikë e 11 kërcime, kurse te Rahoveci u dallua Cavon Baker me 24 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Peja e përfundon stinorin vjeshtor në Ligën Unike me pesë fitore dhe dy humbje, kurse Rahoveci me dy fitore dhe pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori