LAJMI I FUNDIT:

I pavaksinuar kundër COVID-19, presidenti brazilian fotografohet duke ngrënë pica në një trotuar të Nju Jorkut

I pavaksinuar kundër COVID-19, presidenti brazilian fotografohet duke ngrënë pica në një trotuar të Nju Jorkut

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është fotografuar duke ngrënë pica në një trotuar në Nju Jork përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Dhe kjo siç supozojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, me siguri ka ndodhur sepse ai nuk i plotëson kriteret e qytetit për vaksinën COVID-19 për ngrënie në ambiente të mbyllura.


Qyteti aktualisht kërkon që kushdo që dëshiron të hajë në ambiente të mbyllura të sigurojë prova për të paktën një dozë të vaksinës dhe Bolsonaro thotë se nuk është i vaksinuar.

“Darkë luksoze në Nju Jork”, shkroi në Twitter ministri i sekretarisë së Brazilit, Luiz Eduardo Ramos së bashku me një fotografi të Bolsonaro duke shijuar ushqimin jashtë me disa anëtarë të delegacionit të tij.

Reagimi i presidentit ‘kundër vaksinimit’ të Brazilit, pasi Boris Johnson i thotë që të vaksinohet me AstraZeneca
Lexo po ashtu Reagimi i presidentit ‘kundër vaksinimit’ të Brazilit, pasi Boris Johnson i thotë që të vaksinohet me AstraZeneca

Ministri i Turizmit, Gilson Machado, gjithashtu postoi një fotografi të Bolsonaro, duke shkruar në Instagram se kishin pica dhe Coca-Cola për darkë.

Bolsonaro, i kritikuar rëndë për trajtimin e pandemisë, ka thënë se ai do të ishte “braziliani i fundit” që do të merrte një vaksinë kundër COVID-19.

Ndryshe, coronavirusi deri më tani ka vrarë rreth 600 mijë brazilianë.

Bolsonaro mbërriti në New York City të Dielën në mbrëmje, me mediat braziliane që raportuan se ai duhej të përdorte derën e pasme për të hyrë në hotelin e tij për të shmangur demonstruesit që thërrisnin “Largohu Bolsonaro!” në hyrjen kryesore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori