New England Patriots ishte shpallur kampion i NFL-it, duke mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Ndeshja kryesore të vitit nga shkallët e stadiumit e kanë ndjekur edhe shumë yje të botës së shoubizit.

Një prej tyre ishte edhe modelja e njohur Gisele Bundchen, e cila ka mbështetur bashkëshortin, i cili luan për ekipin triumfues, Tom Brady.

Tom Brady dhe Gisele Bündchen (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Tashmë janë publikuar disa prej fotografive të pas ndeshjes teksa shihen çifti më i pëlqyer, teksa shkëmbejnë puthje pas përfundimit të takimit.

Së bashku me bukuroshen ndeshjen e kanë përcjell edhe fëmijët e sportistit, të cilët shihen tejet të lumtur në përqafim të Bradyt.

Superbowl kalon në dominim të New England, patriotët sërish kampionë Superbowl kalon në dominim të New England, patriotët sërish kampionë

Theksojmë se Tom Brady me 41 vjet u bë lojtari më i vjetër dhe 66-vjeçari Bill Belichik është trajneri më i moshuar që ka fituar një kampionat të NFL-it.

Ndryshe, New England kështu barazuan rekordin e titujve me Pittsburgh Stilers, duke i kaluar rivalët e tyre me 37 fitore në “Play-Off”. /Telegrafi/

Tom Brady dhe Gisele Bündchen (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Tom Brady dhe Gisele Bündchen (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)