Pasi e braktisi lojtarin e Unitedit, ylli i Playboy ia theu zemrën edhe futbollistit të Cityt (Foto)


Kohë më parë tabloidet kanë publikuar detaje të romancës së futbollistit belg të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, me modelen e Playboy, Gaelle Garcia Diaz, e cila e braktisi.
Ndërsa tani bukuroshja ia ka thyer zemrën një tjetër futbollisti, i cili luan për rivalin lokal të Djajve të Kuq. Është fjala për lojtarin e ri të Manchester Cityt, Mathias Bossaerts.
19-vjeçari kishte krijuar lidhje me Gaelle pas ndarjes së saj nga Fellaini, mirëpo dashuria e tyre nuk zgjati shumë.
Pas një muaji lidhjeje, 26-vjeçarja e braktisi edhe Bossaertsin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/11/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































