Pas suksesit të Kelmendit, ministri i sportit ka një thirrje për deputetët lidhur me Ligjin për Sponzorizim
Suksesin e xhudistëve nga Kosova, Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës të cilat arritën medaljen e artë përkatësisht të argjendtë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, po e përcjellë nga afër ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Ai është krenar për arritjen e xhudisteve, veçanërisht me promovimin e Kosovës në shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Pardje u bë hapja e Lojërave Evropiane ku sportistët kosovarë defiluan me flamurin e shtetit. Ishte një pritje shumë e mirë nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën. siç është Bjellorusia. Trajtimi i delegacionit të Kosovës ka qenë në nivel të barabartë me të gjitha vendet tjerat pjesëmarrëse. Mendoj se prezantimi dhe paraqitja e sportistëve është në mënyrën më dinjitoze. E veçanta e gjithë kësaj ishte fitorja e Majlinda Kelmendit që arriti titullin e kampionit të Evropës, duke e mposhtur në finale rusen edhe Nora me medaljen e argjentë”.
“Janë dy medalje shumë të rëndësishme sepse ishte medalja e parë e artë për Majlindën në këto lojëra. Kemi vetëm 12 sportistë në këtë garë dhe që në ditën e parë jemi stolisë me 2 medalje”.
“Kjo tregon edhe njëherë se sportistët e veçanërisht xhudistët janë një prej kategorive më të rëndësishme të popullatës së vendit tonë dhe janë duke e promovuar shtetin e Kosovës me theks të veçantë në vendët që nuk e kanë njohur vendin tonë”, deklaroi Gashi për Indeksonline.
Këtë javë deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk votuan në shumicë për të harmonizuar një amandament të Ligjit për Sponzorizim në Sport, dhe në këtë mënyrë ky ligj ende nuk është duke u implementuar.
Kjo ka shkaktuar një reagim të fuqishëm nga Federatat Sportive dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët thonë se Ligji për Sponzorizim është jetik për zhvillimin e sportit. Ministri Gashi thotë se dikasteri që ai drejton ka kryer detyrat e saj dhe tashmë çështja është te deputetët.
“Ligji është në fuqi, është votu para dy vitesh por nuk është harmonizu në seancën e fundit me ligjin për të ardhurat në korporata, është fjala për një nen që duhet me u harmonizu përkatësisht një amandament të cilin e kanë propozu disa deputetë.
Ne si ministri sa i përket obligimeve tona i kemi përfundu të gjitha e kemi nxjerrë rregulloren për sponzorizime, kemi themelu komisionin për vërtetim në sponzorizime dhe poashtu kemi nxjerrë 11 vendime me të cilat kemi njoftë 11 sponzorizime që kanë ndodhë në Kosovë nëpër klube të ndryshme. Prandaj si ministri kemi përfundu të gjitha detyrimet dhe kjo tashmë është çështje e Administratës Tatimore të Kosovës e cila duhet ta implementoj Ligjin për Sponzorizim” shprehet ministri Gashi.
Ai poashtu ka bërë thirrje që deputetët të mos e bllokojnë këtë ligj që duhet sa më shpejtë të implementohet.
“Unë jam i sinkronizuar me Federatat dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës, edhe unë i bëj thirrje deputetëve që ta harmonizojnë sepse është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe i duhet Kosovës një ligj i tillë. Natyrisht që Administrata Tatimore po heziton dhe i ka arsyet ndoshta të vetat por unë jam i bindur që ky ligj dhe deputetët më në fund do ta harmonizojnë ligjin në mënyrë që të filloj implementimi” përfundon Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Top 10 dribluesit më të mirë deri më tani në Albi Mall Superligën e Kosovës për 2023/24
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën