LAJMI I FUNDIT:

Pas pauzës, Gamblemania kthehet në Zone

Pas pauzës, Gamblemania kthehet në Zone

Njëri ndër DJ-ët më të kërkuar në tregun shqiptar, Gamblemania, i cili për një kohë të shkurtër ishte jashtë performancave live me mikset e tij, e ka paralajmëruar rikthimin e tij në Zone Club, ku do të performojë sonte.

Adrian Berisha, i njohur si DJ Gamble, ka thënë se do të rikthehet në skenë me mikse të reja dhe muzikë të re në njërin prej klubeve më të famshme kosovare, Zone Club.


zone1

Ndërsa bashkë me performancën e tij, sonte në Zone do të ketë edhe befasi të tjera nga performues të tjerë në skenë.

Gamblemania është i njohur për mikset më të mira të muzikës moderne shqiptare dhe asaj të huaj, ndërsa ai shquhet për mikse të muzikës hip hop edhe RnB.

gam2

Përpos muzikës, Gamble është edhe njëri ndër menaxherët e kafeterisë së famshme të kryeqytetit, BonVivant.

gam