LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik me një mesazh në gjuhën gjermane

Pas ndarjes nga Loredana, Mozzik me një mesazh në gjuhën gjermane
Mozzik dhe Loredana Zefi

Ndonëse përfliten prej muajsh në rrjetet sociale, reperi shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi më në fund e konfirmuan ndarjen e tyre.

Ishte vet reperja Zefi, e cila me anë të një postimi të publikuar në Instagram, tregoi se është ndarë nga partneri i saj, ndërsa tani e tutje do vazhdojë si artiste e vetme, në mënyrë që të kujdeset për vajzën, Hanën.


Jeta private padyshim se ndikon tejet shumë edhe në atë profesionale, e së fundmi edhe Mozzik duket se po kalon në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

Mozzik dhe Loredana Zefi

Pas konfirmimit të Loredanës se ata do të kenë një pushim si në jetë private ashtu edhe në biznes, tani ky i fundit vjen me një mesazh në gjuhën gjermane.

“Ndoshta nuk di gjithçka, por e di që Zoti nuk ka Instagram, por prapë më ndjek kudo”, ka shkruar ai.

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana me mesazh domethënës për të gjitha nënat
Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana me mesazh domethënës për të gjitha nënat

Ndërkohë, Lori po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme, për dallim nga Mozzik i cili është kthyer në trojet shqiptare dhe aktualisht po performon përreth vendit tonë.

Mozzik me mesazh në gjuhën gjermane (Foto: Instagram)

Ish-çifti i famshëm këtë vit sollën disa hite, përfshirë “Bonnie&Clyde”, “Romeo&Juliet”, “Eiskalt”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori