LAJMI I FUNDIT:

Pas lidhjes së shumë komentuar me Donaldin në Big Brother VIP, reagon për herë të parë nëna e Beatrix Ramosajt

Pas lidhjes së shumë komentuar me Donaldin në Big Brother VIP, reagon për herë të parë nëna e Beatrix Ramosajt
Beatrix Ramosaj dhe nëna e saj, Antigona (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, dhe aktori Donald Veshajn, janë kthyer në vëmendjen e mediave rozë ditëve të fundit.

Kjo pasi dyshja kanë konfirmuar tashmë se janë çift, duke dhuruar puthjen e tyre të parë brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Çifti janë bërë pre e kritikave dhe komenteve të shumta negative, kjo pasi Donaldi në fillim të spketaklit kishte dhënë indikacione se dëshiron një rikthim me ish-të dashurën e tij, prezantuesen Bora Zemani.

Ndërkohë, Beatrix po përballet me akuza për “ndërhyrje” mes Donaldit dhe Borës, ani pse gjërat mes tyre nuk ishin të qarta.

E dobët në matematikë, Beatrix Ramosaj bën gafë ndërsa përgjigjet gabim në pyetjen se sa bëjnë "12+4"
Lexo po ashtu E dobët në matematikë, Beatrix Ramosaj bën gafë ndërsa përgjigjet gabim në pyetjen se sa bëjnë "12+4"

Sido që të jetë, lidhur me rastin ka reaguar edhe për herë të parë nëna e këngëares Antigona Ramosaj.

Beatrix Ramosaj dhe nëna e saj, Antigona (Foto: Instagram)

Ajo ka shpërndarë në InstaStory një shkrim të publikuar nga një faqe e fansave, ku shprehat mbështetja për këngëtaren, duke i thënë “Stop” paragjykimeve.

“Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend që i drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luanesh që i ka dalë mbanë të gjitha sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askush dhe gjykojmë TRIXEN për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…Mjaft gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund, përveç që s’do e kemi ndërgjegjen e pastër kur flemë dhe më e keqja nuk do fitojmë asgjë dhe e njëjta do na kthehet pas. Suksese loçkë na ke mbrapa në Kosovën tënde, të duam shumë”, lexohet në postimin e nënës së Beatrix Ramosaj”, shkruhet në postimin e rishpërndarë nga nëna e këngëtares. /Telegrafi/

Foto: Antigona Ramosaj/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori