LAJMI I FUNDIT:

Pas lajmeve të rastit me narkotikë, reagon Osman Azemi: Episod i trazuar i jetës time, i kërkoj falje familjes dhe të gjithë atyre që më përcjellin

Pas lajmeve të rastit me narkotikë, reagon Osman Azemi: Episod i trazuar i jetës time, i kërkoj falje familjes dhe të gjithë atyre që më përcjellin
Osman Azemi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktori Osman Azemi është kthyer të enjten në kryefjalën e ditës në mediat vendore.

Kjo pasi ai u paraqit para gjykatës, për t’u deklaruar i pafajshëm mbi akuzat për posedim të lëndëve narkotike – një akuzë e cila rëndonte mbi të para afro katër vitesh.


Ngjarja e cila kishte ndodhur në vitin 2019, e kishte drejtuar në dyert e gjykatës ish-humoristin e grupit “Stupcat”.

Foto: Betimi për Drejtësi

Ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka dhënë një shpjegim të detajuar mbi rastin famëkeq, duke iu kërkuar njëherësh falje të gjithë ndjekësve të tij për këtë pasqyrë të errët të jetës dhe karrierës së tij.

“Sqarim! Sot kam pasur një seancë gjyqësore rreth një rasti të posedimit të lëndëve narkotike në vitin 2019, gjë që është pasqyruar edhe në media. Unë u kërkoj falje familjes sime, të afërmeve dhe të gjithë atyre që e përcjellin dhe më përkrahin në veprimtarinë time për këtë episod të jetës sime me të cilin nuk krenohem”, ka shkruar aktori.

Aktori Osman Azemi deklarohet i pafajshëm para gjykatës për posedim të substancave narkotike
Lexo po ashtu Aktori Osman Azemi deklarohet i pafajshëm para gjykatës për posedim të substancave narkotike

Tutje, ai ka thënë se ky rast e ka prekur atë në një prej momenteve më të trazuara emocionalisht dhe artistikisht të jetës.

“Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetës sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje për atë kohë dhe shpresoj që lajme të tilla të mos dëgjoj për askënd. Puna dhe përkushtimi im mbetet që veprimtaria ime artistike të jetë sa më e pranuar nga të gjithë shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora. Ndërsa të gjithë atyre që përballen me episode të ngjashme në jetë ose që të afërmit e tyre gjenden në momente të trazuara emocionale u them që ta përkrahin njëri-tjetrin dhe të kalojnë këto faza për ta vazhduar jetën edhe më të fortë. ”Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur’ (Jean-Paul Sartre)”, ka shkruar Azemi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori