LAJMI I FUNDIT:

Aktori Osman Azemi deklarohet i pafajshëm para gjykatës për posedim të substancave narkotike

Aktori Osman Azemi deklarohet i pafajshëm para gjykatës për posedim të substancave narkotike

Aktori Osman Azemi, ish-anëtar i grupit humoristik “Stupcat”, në seancën e së premtes, është deklaruar i pafajshëm për posedim të 0.4 gram kokainë.

“Unë nuk e ndjej veten fajtor. Arsyeja është sepse deklarata në polici nuk është e imja, është shtu. Nuk është e saktë”, tha i akuzuari Azemi.


Një deklarim të tillë, i njëjti e ka dhënë pas leximit të aktakuzës nga prokuroja Elza Bajrami.

Pasi që i akuzuari Azemi nuk e pranoi fajësinë, gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj e njoftoi atë me të drejtën se brenda afatit prej 30 ditësh mund të paraqes kërkesën për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Foto: Betimi për Drejtësi

Sipas gjykatësit Sadikaj, lidhur me kërkesat eventuale do të vendoset jashtë seancë dhe shqyrtimi i dytë për këtë çështje penale nuk do të mbahet.

Gjithashtu, gjykatësi Sadikaj ka thënë se, nëse nuk paraqiten kundërshtimet e tilla brenda këtij afati, gjykata do të konsiderojë se palët kanë hequr dorë për kundërshtime dhe do të caktohet shqyrtimi gjyqësor.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 shtator 2020 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Osman Azemi akuzohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Foto: Osman Azemi/Instagram

Sipas aktakuzës, më 3 gusht 2019, në rrugën “Major Mehmet Bushi”, në Prishtinë, me dashje dhe pa autorizim të organit kompetent shtetëror, ishte gjetur në posedim të substancave narkotike dhe në ditën kritike të incidentit, bashkëshortja e tij kishte gjetur një qese të vogël me substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 0.4 gram, e cila më pas e kishte dorëzuar në polici.

Më këtë, Azemi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 269 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit. /Betimi për Drejtësi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori