eksperti ad

Janë kompletuar 32 skuadrat pjesëmarrëse në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Benfica, PSV dhe Crvena Zvezda arritën që të sigurojnë kualifikimin në garën më prestigjioze të futbollit evropian pas ndeshjeve kthyese të zhvilluar të mërkurën mbrëma.


Kualifikimi i Benficas dhe PSV-së ka bërë që dy skuadra me renome ndërkombëtare si Liverpooli dhe Interi të pozicionohen në fazot më inferiore.

Liverpooli do të shortohet nga vazoja e tretë për shkak të radhitjes së koeficientëve që llogariten në pesë vitet e fundit.

Edhe më poshtë me koeficient është Interi, që renditet në vazon e katërt dhe mund të ketë sipas të gjitha gjasave një grup shumë të vështirë si rrjedhojë e këtyre rrethanave.

Trofeu

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve tërhiqet të enjtën nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës në një organizim nga UEFA ku do të ndahet edhe çmimi i lojtarit më të mirë të UEFA-s.

Telegrafi Sport siç e do tradita do ta sjellë këtë short të garës më prestigjioze LIVE me të gjitha detajet dhe deklaratat e top klubeve prezente në Ligën e Kamponëve për sezonin 2018/2019.

Vazo 1:

Real Madrid Atletico Madrid Barcelona Bayern Munich Manchester City Juventus Paris Saint-Germain Lokomotiv Moska

Vazo 2:

Dortmund Porto Manchester United Shakhtar Benfica Napoli Tottenham Roma

Vazo 3:

Schalke Liverpool Lyon Monaco Ajax CSKA Moska PSV Valencia

Vazo 4:

Viktoria Plzen Club Brugge Galatasary Young Boys Interi Hoffenheim Crvena Zvezda AEK Athina

telegrafi sport app