LAJMI I FUNDIT:

Pas koncertit në Romë, Ramë Lahaj: Shpresoj që Vatikani do ta mendojë njohjen e Kosovës

Pas koncertit në Romë, Ramë Lahaj: Shpresoj që Vatikani do ta mendojë njohjen e Kosovës
Foto: Ramë Lahaj/Instagram

Të hënën, në teatrin “Argentina” të Romës është mbajtur një koncert recital në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Lorik Cana, Elhaida Dani, Ermal Meta, e Erza Muçolli janë vetëm disa nga emrat që performuan para publikut në këtë natë.


Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Elhaida Dani e Ermal Meta kënduan së bashku "Luleborë" në fund të koncertit në Romë
Lexo po ashtu Dua Lipa, Ramë Lahaj, Inva Mula, Elhaida Dani e Ermal Meta kënduan së bashku "Luleborë" në fund të koncertit në Romë

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj ishte po ashtu i emocionuar, teksa ka kënduar para publikut këngën e famshme të Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Përgjatë kohës sa ka qëndruar në Vatikan, ai ka pasur rastin të takohet edhe me Papën, teksa ka hedhur disa foto gjatë takimit me këtë të fundit, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në mbishkrimin e fotografisë, Lahaj thotë se e pati për nderë të këndojë në kujtim të një heroi të madh, siç ka qenë Skënderbeu.

Tutje, ai ka shkruar dhe ka shprehur dëshirën që Vatikani të rishqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës si shtet, pasi Vatikani ka ende qëndrim neutral ndaj Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

“Ishte privilegj që vjen rrallë në jetë. Kënaqësi të takoja Papa Françeskun (@franciscus) me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë të madh, Skënderbeut! Atë ditë në audiencë ishin figurat dhe ambasadorët më të ndritur të kombit që emrin e shqiptarëve e kanë lartësuar në piedestal dhe shpresoj që kjo Vatikanin do ta bëjë ta mendojë seriozisht njohjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ramë Lahaj në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Ishte privilegj që vjen rrallë në jetë. Kënaqësi të takoja Papa Françeskun (@franciscus) me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë të madh, Skënderbeut! Atë ditë në audiencë ishin figurat dhe ambasadorët më të ndritur të kombit që emrin e shqiptarëve e kanë lartësuar në piedestal dhe shpresoj që kjo Vatikanin do ta bëjë ta mendojë seriozisht njohjen e shtetit të Kosovës.———————————————————————————-It was a privilege that rarely comes in life. It was a pleasure to meet Pope Francis @franciscus , while marking the 550th anniversary of the death of our great hero, Skanderbeg! That day, part of the audience were the brightest figures and ambassadors of our nation that have exalted our nation on the pedestal and I hope that this occasion will make Vatican think about the recognition of the state of Kosovo. #vatican #rome #popefrancis #kosovo #ramelahaj #italy #tirana #albania #prishtina #istagram #photooftheday #instalove

A post shared by Ramè (@ramelahaj) on Nov 24, 2018 at 2:01am PST

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori