LAJMI I FUNDIT:

Pas gëzimit në fushë me dygolëshin, Manaj përjetoi befasi të pakëndshme – hajnat i kishin hyrë në shtëpi

Pas gëzimit në fushë me dygolëshin, Manaj përjetoi befasi të pakëndshme – hajnat i kishin hyrë në shtëpi
(Foto: Instagram/reymanaj97)

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka qenë në qendër të mediave sportive për paraqitjen e tij në ndeshjen e Barcelona B në udhëtim te AE Prat (2-2).

Në sfidën e vlefshme për skuadrat që bëjnë gara në ‘Segunda B: Grupi III – Grupi A’, ai i shënoi të dy golat për ekipin e dytë të katalunasve.


Dhe derisa tifozët e Barcelonës filluan të shkruan në rrjetet sociale se Ronald Koeman duhet ta shqyrtojë opsionin për ta marrë Manajn në ekipin e parë, atij i kishte ndodhur diçka e pakëndshme.

Kur u kthye në shtëpi, sulmuesi i kombëtares shqiptare u përball me një befasi të padashur, pasi i kishin hyrë hajnat dhe kishin grabitur gjësende të vlefshme.

Dygolësh i Manajt te Barcelona B, tifozët i bëjnë sinjal Koemanit
Lexo po ashtu Dygolësh i Manajt te Barcelona B, tifozët i bëjnë sinjal Koemanit

Pas qarkullimit të lajmit në media, Rey ka reaguar në Instagram duke e konfirmuar grabitjen, ndërsa ka thënë se “gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”.

(Foto: Instagram/reymanaj97)

“Lumturia nuk ndodhet brenda një kasaforte, por kur mbyllet dera e shtëpisë dhe çdo gjë që të mbush zemrën ndodhet aty; familja ime”.

“Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse sendet më të rëndësishme në jetë, nuk janë sende…”, ka shkruar Manaj. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/FC Barcelona B)

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori