LAJMI I FUNDIT:

Pas Calhanoglut, Interi monitoron situatën e Kessie

Pas Calhanoglut, Interi monitoron situatën e Kessie
(Foto: Instagram/franckkessie)

Interi është duke e monitoruar nga afër situatën e Franck Kessie te Milani dhe mund të bëjë ofertë për shërbimet e tij.

Ylli nga Bregu i Fildishtë ka kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2022, ndërsa pas humbjes së Gianluigi Donnarumma e Hakan Calhanoglu, klubi italian e ka bërë prioritet nënshkrimin me mesfushorin.


Sipas Tuttosport, ish-futbollisti i Atalantas është në bisedime me Milanin, mirëpo akoma nuk ka arritur marrëveshje.

(Foto: Instagram/franckkessie)

Në ndërkohë, gazeta njofton se ka dallim të madh ndërmjet ofertës dhe kërkesës, derisa kuqezinjtë i kanë ofruar Kessiet pagë vjetore prej 3.8 milionë eurosh (derisa aktualisht ai përfiton 2.2 milionë euro në sezon).

Milani mund ta humbas Kessien, katër skuadra të mëdha në garë për të
Lexo po ashtu Milani mund ta humbas Kessien, katër skuadra të mëdha në garë për të

Agjenti i lojtarit thuhet të ketë kërkuar gjashtë milionë euro në vit, ashtu që Interi po e monitoron situatën e 24-vjeçarit.

Në rast se Milani dështon në rinovimin e kontratës, atëherë Nerazzurrët mund të ndërhyjnë ashtu siç bënë me Calhanoglun. /Telegrafi/