Gara e transferimit për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, po bëhet edhe më e nxehtë pasi agjenti i tij Mino Raiola ka vendosur t’i takojë edhe klubet e mëdha angleze pas atyre spanjolle.

Shfaqja e Raiolas në Spanjë gjatë ditës së djeshme (e enjte) krijoi shumë polemika për të ardhmen e sulmuesit të Dortmundit, Haaland.


Mediat lokale raportuan se vizita e Raiolas së bashku me babanë e Haalandit kishte karakteri takimi me drejtuesit e dy klubeve më të mëdha nga La Liga.

Raiola së bashku me babanë e Haalandit takuan fillimisht Barcelonën dhe pastaj Real Madridin rreth një transferimi gjatë verës.

Megjithatë, gara për transferimin e sensacionit norvegjez do të jetë edhe më e nxehtë sesa mendohet.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, Raiola do të udhëtojë në Angli sot (e premte) për të zhvilluar bisedime me katër klube të mëdha të Ligës Premier.

Agjenti i sulmuesit të Dortmundit, së bashku me babanë e 20-vjeçarit Alf-Inge, do të zhvillojnë takime në Londër me Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Chelsean dhe Liverpoolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app