LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Dortmundit, Zorc konfirmon takimin me Mino Raiolan për Haalandin

Drejtori sportiv i Dortmundit, Zorc konfirmon takimin me Mino Raiolan për Haalandin

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka konfirmuar se ai u takua me agjentin Mino Raiola të mërkurën për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit Erling Haaland.

Thashethemet e transferimit kanë hyrë në fazën e nxehtë pas një raporti nga gazeta spanjolle Sport, e cila zbuloi se Raiola kishte udhëtuar në Barcelonë të enjten për të diskutuar një transferim të Haaland në Camp Nou.


Raporti shton se babai i Haalandit, ish-përfaqësuesi i Norvegjisë Alf-Inge, shkoi me Raiolan për të diskutuar me një këshilltar të presidentit të Barçës, Joan Laporta.

Zorc iu përgjigj shkurt mediumit Sky Germany kur u pyet në lidhje me thashethemet e largimit të Haaland.

“Unë fola me Raiolan dje. Ne e bëmë të qartë qëllimin tonë”, ka thënë Zorc për Sky Germany.

Dortmundi është i vetëdijshëm për interesin e përhapur në Haaland me Manchester City, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United midis klubeve që thuhet të jenë në garë.

Haaland ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje për Dortmund këtë sezon, duke përfshirë 10 në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve, formë që e ka bërë atë ndoshta lojtarin më të lakmuar në futbollin botëror.

Bayern Munich e ka bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të nënshkruajnë Haaland këtë verë, me drejtorin Karl-Heinz Rummenigge që këmbëngul se ata nuk do të rekrutojnë një sulmues tjetër derisa është Robert Lewandowski.

Man City është raportuar të jetë favorit për të nënshkruar me Haaland. Babai i tij Alf-Inge luajti për klubin nga 2000 deri në 2003, dhe Erling është fotografuar i veshur me një fanellë të Cityt si i ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori