LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit tragjik në xhirime të Alec Baldwin, reagojnë familja e Bruce Lee – kujtojnë vrasjen e ngjashme të djalit të tyre para 28 vitesh

Pas aksidentit tragjik në xhirime të Alec Baldwin, reagojnë familja e Bruce Lee – kujtojnë vrasjen e ngjashme të djalit të tyre para 28 vitesh

Të afërmit e aktorit të ndjerë Brandon Lee shkuan në Twitter të enjten për të komentuar tragjedinë në xhirimet e filmit “Rust” të aktorit Alec Baldwin, i cili vrau pa dashje me armë zjarri drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins kur shkrepi me armë në xhirime.

Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në shesh-xhirimin e filmit në New Mexico dhe gjithashtu plagosi regjisorin Joel Souza, vjen 28 vjet pasi Brandon Lee u vra në xhirimet e filmit “The Crow” në rrethana shumë të ngjashme, shkruan DailyMail.

Një postim në Twitter nga një llogari e drejtuar nga motra e Lee, Sharon Lee, citonte: “Zemrat tona shkojnë me fa miljen e Halyna Hutchins dhe Joel Souza dhe të gjithë të përfshirët në incidentin në ‘Rust’. Askush nuk duhet të vritet kurrë nga një armë në një shesh-xhirim”.

Reklama

Lee, djali i ikonës së arteve marciale, Bruce Lee, vdiq në moshën 28 vjeçare më 31 mars 1993 gjatë xhirimeve që po zhvilloheshin në Karolinën e Veriut. Ai u godit për vdekje me një fishek 44 milimetërsh, pasi një aktor qëlloi drejt tij me një armë zjarri që mendohej se nuk ishte e mbushur me fishekë.

Brandon ishte një yll në rritje përpara se një nga vdekjet më tragjike në historinë e Hollywoodit t’i shkurtonte jetën.

Në tragjedinë e së enjtes në Bonanza Creek Ranch, Policia e Qarkut konfirmuan vdekjen e Hutchins, 42 vjeçe, e cila ishte dërguar në Spitalin e Universitetit të New Mexicos ku u shpall e vdekur.

Souza, 48 vjeç, vazhdon të trajtohet në Qendrën Mjekësore Rajonale “Christus St. Vincent”.

Reklama

Baldwin, 68 vjeç, u pa duke qarë në xhirime, sipas mediumit The Santa Fe New Mexican. Zëdhënësi i zyrës së policisë, Santa Fe, Juan Ríos i tha mediumit se Baldwin foli me dëshirë me hetuesit dhe dha një deklaratë për atë se çfarë kishte ndodhur.

Rios i tha gazetës: “Ne po e trajtojmë këtë si çdo hetim tjetër”.

Një numër i përdoruesve të Twitter-it tërhoqën paralele midis tragjedive të ngjashme.

Gazetari Mark Harris shkroi: “Një nga historitë e para që kam mbuluar ndonjëherë si gazetar ishte vdekja aksidentale e Brandon Lee. Më la me një frikë të përjetshme nga armët. Kjo është e tmerrshme”.

Një përdorues tjetër kujtoi: “Të gjithë të brezit tim menduan menjëherë për Brandon Lee dhe kjo është një situatë e tmerrshme”.

Reklama

Ndërsa një ndjekës në Twitter shkroi: “Hollywood-i nuk mësoi pas aksidentit të Brandon Lee. Vërtet tragjike. Ngushëllime e mia shkojnë për familjen e Halynës”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Magazina
Nita Latifi tallet me Olta Gixharin: Të erdhi dron, Olta je fituese

Nita Latifi tallet me Olta Gixharin: Të erdhi dron, Olta je fituese

Magazina
Në ditëlindjen e 24-të, Edon Zhegrova e prezanton makinën luksoze ‘Ferrari’

Në ditëlindjen e 24-të, Edon Zhegrova e prezanton makinën luksoze ‘Ferrari’

Magazina
Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Magazina
Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Magazina
Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, mbeten në arrest shtëpiak

Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga paraburgimi, mbeten në arrest shtëpiak

Magazina
Kalo në kategori