LAJMI I FUNDIT:

Alec Baldwin vret aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve të filmit të ri

Alec Baldwin vret aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë dhe plagos regjisorin gjatë xhirimeve të filmit të ri

Në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico, drejtoresha e fotografisë u vra aksidentalisht dhe regjisori i filmit u plagos pasi aktori Alec Baldwin shkrepi me armë skenike (prop gun) në xhirime të enjten, thuhet sipas një deklarate të zbatimit të ligjit dhënë për CNN.

Drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter dhe u shpall e vdekur nga personeli mjekësor në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s, thuhet sipas Policisë së Qarkut Santa Fe.


Regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u transportua në Qendrën Mjekësore Rajonale “Christus St. Vincent” me ambulancë. Detaje për gjendjen e tij nuk janë dhënë, shkruan CNN.

“Sipas hetuesve duket se skena që po xhirohej përfshinte përdorimin e një arme skenike kur ajo ishte mbushur me fishekë”, thuhet në deklaratë. “Detektivët po hetojnë se si dhe çfarë lloj predhash janë shkarkuar”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50. sipas kohës lokale, thanë hetuesit.

Aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht një person dhe një tjetër e plagosi - njihuni me armët që përdoren në filma
Lexo po ashtu Aktori Alec Baldwin vrau aksidentalisht një person dhe një tjetër e plagosi - njihuni me armët që përdoren në filma

“Rust” është një film perëndimor, ngjarja e të cilit zhvillohet në vitet 1880, ku luajnë aktorë si: Baldwin, Travis Fimmel dhe Jensen Ackles.

Kërkesat me e-mail për të dhënë komente mbi ngjarjen tragjike të dërguara te kompania e prodhimit të filmit dhe një përfaqësues i Baldwin për media, nuk u kthyen menjëherë.

Zyra e Sherifit tha se hetimi “mbetet i hapur dhe aktiv” dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori