LAJMI I FUNDIT:

Parma vazhdon ngjitjen në futbollin italian, rikthehet në Serie B (Foto/Video)

Parma vazhdon ngjitjen në futbollin italian, rikthehet në Serie B (Foto/Video)

Parma ka vazhduar me ngjitje në futbollin italian, ku tani është bërë pjesë e Serie B.

Futbollit italian iu është rikthyer në nivele të larta edhe një skuadër me nam të madh siç është Parma.


Një tifozëri e tillë i ka munguar niveleve të larta të futbollit italian

Parma në sezonin 2014/15 u dërgua në Serie D pas falimentimit të klubit, por këto probleme i përkasit të kaluarës.

Skuadra nga ‘Ennio Tardini’ këtë sezon ka arritur të ngjitet në Serie B për edicionin tjetër.

Kjo ngjitje në Serie B vjen pas fitores 2-0 ndaj Alessandrias në finalen e “Play-Off”-it, ku goli i parë erdhi në minutën e 12 nga Manuel Scavone, ndërsa goli i dytë nga Manuel Nocciolini në minutën e 67.

Megjithatë, Parma ka ambicie edhe më të mëdha pasi synon rikthimin në Serie A, aty ku ka qenë gjithmonë dhe e ka vendin. /Telegrafi/