LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Real Madrid – Gijon

Parashikim: Real Madrid – Gijon

Real Madridi do të tentojë të vazhdojë pozitivisht me fitore në ndeshjen ndaj Sporting Gijonit dhe të krijojë vetëbesimin e duhur para El Clasicos, por ndeshjet ndaj Gijonit asnjëherë nuk kanë qenë të lehtë.

Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: 26 nëntor (e shtunë), 16:15


Super festim, super lojtar...

Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid
Casemiro po kthehet drejt formës më të mirë fizike për vendasit, por Kovacic pritet të startojë përkrah Luka Modricit pas performancës së tij të hekurt ndaj Atleticos.
Për shkak të një lëndimi në nyje të Gareth Bale, Lucas Vasquez pritet të startojë në krahun e djathtë të sulmit madrilen.
Pepe dhe Marcelo janë që të dy në dyshim për këtë takim, që mund ta shohë Nachon sërish duke startuar, por Ramos rrezikon El Clasicon nëse merr karton andaj edhe ai mund të mos inkuadrohet fare në lojë.

Reali me pesë mungesa ndaj Gijonit
Lexo po ashtu Reali me pesë mungesa ndaj Gijonit

Sporting Gijon
Lillo është rikthyer në formacion pas suspendimit dhe do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Burgui nuk është gati për takimin, pasi ai nuk mund të luajë ndaj ekipit ku u rrit, pra te akademia e Realit. Ashtu e ka të rregulluar në klauzolën e kontratës.
Borja Viguera mund të startojë sërish, teksa Carlos Carmona pritet të nisë takimin në krahun e djathtë të sulmit me Moi Gomez që do të jetë në krahun e majtë.

clubatleticodemadridvrealmadridcflakajvtjtk5dcx

A e dini se?

Real Madridi ka fituar 16 nga 19 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Janë shënuar së paku tri gola në 19 nga 22 ndeshjet e fundit të Real Madridit në shtëpi.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 21 nga 24 ndeshjet e fundit në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit të Gijonit në La Liga.

Gijoni ka dështuar të fitojë në 13 ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.

Real Madridi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në tri ndeshjet e fundit në La Liga.

Real Madridi është i pamposhtur në 9 nga 10 ndeshjet e fundit ndaj Sporting Gijonit në të gjitha garat.

bale-real-1

Ndeshjet kokë më kokë

Real Madrid 5-1 Gijon, 17.01.2016, La Liga
Gijon 0-0 Real Madrid, 23.08.2015, La Liga
Real Madrid 3-1 Gijon, 14.04.2012, La Liga
Gijon 0-3 Real Madrid, 03.12.2011, La Liga
Real Madrid 0-1 Gijon, 02.04.2011, La Liga

Formacionet e mundshme: Real Madrid - Gijon
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Real Madrid - Gijon

Analiza

Real Madridi ka fituar tri ndeshjet e fundit në kampionat me së paku tri gola epërsi. Viktimat ishin Atletico, Leganes dhe Alaves, duke mbajtur topin të pa prekur në proces në dy ndeshje.

Vendasit kanë barazuar në dy nga katër ndeshjet e fundit në Bernabeu, me Villarrealin dhe Eibarin 1-1 respektivisht.

Sportingu nuk ka fituar në nëntë ndeshje të fundit në La Liga dhe nuk ka marrë më shumë se një barazim në udhëtim që nga 31 janari ndaj Valencias. Kjo, e bën të qartë fituesin.

Parashikimi: Real Madrid 3-0 Sporting Gijon

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori