LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man. Utd – Liverpool

Parashikim: Man. Utd – Liverpool

Derbi më i madh i futbollit anglez, dy skuadrat më të trofeshme me historinë më të lavdishme, armata e Klopp përballë ushtrisë së Mourinhos – në duelin epokal që mund të sqarojë shumë gjëra në luftën për titull, është super derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në fushëbetejën e epike të Old Trafford.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 15 janar (e dielë), 17:00


Lajmet rreth ekipeve

Manchester United
Eric Bailly është me Bregun e Fildishtë në Kupën Afrikane të Kombeve dhe nuk luan për Djajtë e Kuq deri muajin e ardhshëm.
Zlatan Ibrahimovic mungoi në fitoren prej 2-0 ndaj Hull Cityt, por ai pritet të jetë i gatshëm për Liverpoolin.

Deklarata e Mourinhos për derbin e madh anglez
Lexo po ashtu Deklarata e Mourinhos për derbin e madh anglez

Menaxheri i Unitedit është i bindur se Marcus Rojo do të kthehet po ashtu në kohë dhe do të jetë në fushë.
Michael Carrick ishte pushuar në mesjavë, por do të jetë startues të dielën.
Rooney dështoi të bëhej të martën golashënuesi më i mirë në histori, kurse derbin e madh ndaj Liverpoolit pritet ta nisë nga stoli.
Ashley Young ishte befasia në barazimin 0-0 në Anfield këtë sezon dhe mund të vijë në shprehje këtë fundjavë .

Liverpool
Philippe Coutinho është kthyer në aksion në mesjavë pas dy muajve jashtë si i lënduar dhe pritet që të startojë në derbin e madh, edhe pse luajti vetëm 30 minuta ndaj Southamptonit.
Sadio Mane është në Kupën Afrikane të Kombeve me Senegalin dhe nuk do të luajë deri muajin tjetër. Klopp është edhe pa shërbimet e Joel Matip dhe Jordan Henderson, të cilët po vuajnë nga lëndime në nyje dhe thembër, respektivisht.

Deklarata e Jurgen Klopp para derbit të madh ndaj Unitedit
Lexo po ashtu Deklarata e Jurgen Klopp para derbit të madh ndaj Unitedit

Daniel Sturridge nuk starton shpesh tri ndeshje radhazi, kurse tash mund të zëvëndësohet nga Origi pas performancave dëshpëruese.
Loris Karius startoi në dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit dhe ishte arsyeja kryesore pse Liverpooli humbi vetëm 1-0 ndaj Southamptonit, kurse ndaj Unitedit në portë pritet të rikthehet Simon Mignolet.

Top lojtarët

A e dini se?

Manchester United ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester United ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Në ndeshjet mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit në katër takimet e fundit nuk janë shënuar më shumë se dy gola. ;

Manchester United është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Liverpooli është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Formacionet e mundshme: Man Utd. - Liverpool
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Man Utd. - Liverpool

Analiza

Manchester United ka fituar nëntë ndeshjet e fundit radhazi në të gjitha garat për herë të parë nga viti 2009 dhe ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Liveproolit në Old Trafford në kuadër të kampionatit.

Liverpooli ka dështuar që të shënojë në ndeshje radhazi nën drejtimin e Jurgen Klopp për herë të parë që nga shkurti i vitit 2016 dhe tash është pa fitore në tri ndeshje.

Manchester United pritet që të hyjë me ambicie për ta sulmuar Liverpoolin, kurse Mourinho pritet të jetë më avanturesk në zgjedhjet e tij taktike duke u bazuar gjithnjë në performancat e fundit të Liverpoolit që lënë shumë për të dëshiruar .

Parashikimi: Manchester United 2-0 Liverpool

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori