LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e Verrattit ndaj Real Madridit është diçka që i ka magjepsur të gjithë – madje edhe bashkëlojtarët e tij

Paraqitja e Verrattit ndaj Real Madridit është diçka që i ka magjepsur të gjithë – madje edhe bashkëlojtarët e tij

Marco Verratti pati një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 1-0 të Paris Saint-Germain ndaj Real Madridit në Parc des Princes në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori italian ishte aq i mirë në paraqitjen e tij të fundit në kryeqytetin francez, saqë e la shokun e skuadrës Neymar të mahnitur.


30-vjeçari e krahasoi bashkëlojtarin me Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta gjatë kohës së tij te Barcelona, ​​por ai e vendosi Verrattin në të njëjtin nivel.

Neymar i thur elozhe Verrattit për paraqitjen ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Neymar i thur elozhe Verrattit për paraqitjen ndaj Real Madridit

Mbrëmë, Verratti solli atë lloj performance që justifikoi pse Neymar e vlerëson atë. Kundër Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric, ishte ish-lojtari i Pescaras që drejtoi ndeshjen.

Ai ishte aq i qetë sa herë që kishte topin, duke u kthyer dhe duke u dribluar me aq lehtësi sa impresionoi edhe ata që e shikuan takimin.

Gjeniu i mesfushës bëri një sërë pasimesh të bukura për lojtarë si Lionel Messi dhe Angel Di Maria, por gjithashtu përmbushi detyrat e tij mbrojtëse dhe nuk kishte frikë të bënte ndërhyrje të rëndësishme. /Telegrafi/

Marco Verratti vs Real Madrid from OffthingsFootball on Vimeo.

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori