LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Ndaj Skocisë luajmë për fitore

Panucci: Ndaj Skocisë luajmë për fitore
Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Në konferencën për mediat një ditë para takimit, trajneri i Kombëtares së shqiptarëve, Christian Panucci, është shprehur se Shqipëria nuk ka shkuar në Skoci për të marrë një pikë, por për ta fituar atë ndeshje.

Ai shprehet se e vlerëson kundërshtarin, por thotë se Shqipëria do të provojë shanset e saj.

“Nuk do të zbresim për një pikë, por për të fituar ndeshjen. Ne do të provojmë për të fituar pasi kemi lojtarë me kualitet. Kemi respekt për Skocinë, por në do luajmë shanset tona”, tha Panucci.

Panucci shpjegoi edhe rikthimin në kombëtare të mesfushorit Ergys Kaçe, duke u shprehur se e ka marrë këtë vendim pasi Lila ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk do të jetë në gjendje të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Intervista e plotë:

A e keni vendosur formacionin dhe sa ndryshime do të ketë krahasuar me ndeshjen me Izraelin?

“Mendimet i kam pasur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura”.

Do të jetë Agolli në fushë?

“Ai është kapiten, sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë”.

Në Skoci do të kënaqeshit vetëm për një barazim?

“Kemi ardhur në Glasgow për të bërë më të mirën dhe për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të luajmë ndaj një skuadre të plagosur në një ambient të vështirë, që ka humbur 4-0 me Belgjikën. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Do ta tentojmë. Pas ndeshjes do të flasim nëse do të jemi të kënaqur me një pikë”.

Herën e fundi që keni qenë këtu keni shënuar golit fitues me Italinë…

“Ka qenë një nga ditët më të bukura të karrierës sime, kam shënuar, por tani jam trajner i Shqipërisë. Të luash kundër Skocisë nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos pas humbjes me Belgjikën. Krenaria skocezëve duhet respektuar. Do të tentojnë të kthejnë situatën në favorin e tyre”.

A do të ndryshojë qasja e skuadrës krahasuar me ndeshjen me Izraelin?

“Nëse bëjmë gabimet e pjesës së parë me Izraelin do të jetë fatale për ne. Duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos kryer asnjë gabim”.

A mendoni që qendërmbrojtësit do të jenë më mirë në këtë sfidë, e kam fjalën për Gjimshitin dhe Veselin…

“Veseli dhe Gjimshiti kanë bërë një ndeshje të mirë, gabimet ishin vetëm teknike, më kanë bindur me formën e duhur”.

Fakti që Gjimshiti është shtatlartë i jep përparësi….

“Do të mbrohemi në të gjithë mënyrat dhe duhet të jemi të përgatitur në të gjitha situatat, sepse Skocia sulmon dhe kundërsulmon me shpejtësi”.

Çfarë ju bëri të ndryshonit mendim për Kaçen?

“Na është dëmtuar Lila. Kaçe ka pasur një dëmtim nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit. Do të jetë në stol, ndoshta për të na dhënë ndihmë në pjesën e dytë”.

Grumbullimi i Kaçes u mor vesh nëpërmjet rrjeteve sociale, s’do të ishte më serioze sikur të jepej një njoftim zyrtar?

“Sot bota rrotullohet nga rrjetet sociale. Çfarë mund të them, nuk e kam postuar unë në Instagram. Faji në këtë rast është i zyrës së shtypit”.

A është Shqipëria favorite e grupit?

“Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra. Të shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv me Skocinë, për të fituar grupin duhet derdhur shumë djersë”. /TopChannel/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori