LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga vendi ku u gjet personi i pajetë në Pejë, gropa ishte e thellë 2-3 metra

Pamje nga vendi ku u gjet personi i pajetë në Pejë, gropa ishte e thellë 2-3 metra

Një person është gjetur i pa shenja jete të premten në një gropë të mbushur me ujë, në lagjen Karagaç të Pejës.

Rastin e ka lajmëruar në polici një qytetar dhe sipas dëshmisë së tij, gropa ka qenë e thellë rreth 2-3 metra.


“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu”, ka njoftuar policia.

Ndërsa, gjatës ditës së shtunë trupi është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga Njësiti i Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Largohet trupi i pajetë që u gjet në një gropë në Pejë - policia thotë se ende nuk është identifikuar viktima
Lexo po ashtu Largohet trupi i pajetë që u gjet në një gropë në Pejë - policia thotë se ende nuk është identifikuar viktima

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Telegrafin se trupi tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot paradite është tërheq trupi i pajetë nga Njësiti i Shpëtimit të FSK-së dhe është dërguar për obduksion. Ende nuk është identifikuar viktima”, ka deklaruar Gashi.

‘Njeshi’ pasdite ka vizituar perimetrin e vendit të ngjarjes, ndërsa nga dëshmitarë, banorë të komunitetit, mësohet se gropa me ujë në të cilën u gjet trupi i pajetë, ndodhet brenda oborrit – hapësirave të ish-Hotelit ‘Karagaç’.

Me rastin po merret Prokuroria e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj ka thënë se po punojnë intensivisht për ta zbardhur rastin.

“Mund t’ju konfirmoj se trupi është nxjerrë sot nga vendi i ngjarjes, nga ana e ekipeve të specializuara të ushtrisë. Është dërguar për obduksion në Prishtinë. Ju konfirmoj po ashtu se deri në këtë fazë nuk kemi asnjë person të intervistuar sikurqë ju konfirmoj se jemi duke punuar intensivisht mbi këtë rast dhe se çfarëdo që do të shtonim për opinionin, nuk do ishte në favor të hetimeve dhe punës së mirë të përbashkët që po e bëjmë me mekanizmat relevantë”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/