LAJMI I FUNDIT:

Pako emergjente për sport dhe kulturë, MKRS siguron mjetet prej pesë milionë eurosh

Pako emergjente për sport dhe kulturë, MKRS siguron mjetet prej pesë milionë eurosh

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka siguruar mjetet për fondin prej pesë milionë eurosh, të cilat do të shpërndahen pas miratimit të buxhetit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet ministrja Vlora Dumoshi me rastin e zbulimit të rrathëve olimpikë nga KOK-u me rastin e shënimit të Ditës Olimpike.


E pyetur nga KosovaPress, Dumoshi u shpreh se këto fonde janë siguruar dhe për shpërndarjen e tyre, pritet vetëm miratimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës, pas votimit paraprak në Qeverinë e Kosovës.

“Qeveria në krye me kryeministrin Avdullah Hoti ka marrë vendim për rimëkëmbjen ekonomike të zhvillimit ekonomik. Ne e dimë për katër muaj jemi në gjendje pandemie, ku organizata të ndryshme kanë pësuar mjaft nga kjo pandemi edhe lajmi i mirë është që ne si MKRS jemi mbështetur nga Qeveria Hoti me pesë milionë, pra për kulturë, rini dhe trashëgimi”.

KOK zbuloi rrathët Olimpikë në nder të Ditës Olimpike
Lexo po ashtu KOK zbuloi rrathët Olimpikë në nder të Ditës Olimpike

“Tash shumë shpejt, paraprakisht i kemi pasur informacionet, janë organizuar disa grupe brenda ministrisë, por do të ketë edhe disa grupe jashtë ministrisë si të sportit, kulturës dhe rinisë. Urojmë që shumë shpejt ky buxhet, pra rishikimi të aprovohet në Kuvendin e Kosovës dhe do të fillojmë me punën e shpërndarjes sepse janë shumë të nevojshme për organizatat e ndryshme të cilat ne operojmë”, ka deklaruar Dumoshi.

Sipas pakos emergjente, do të ketë pesë milionë euro si subvencionim shtesë të shoqatave sportive e kulturore të vendit pasi aktivitetet e tyre janë goditur nga pandemia COVID-19.

Sipas legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kohë më parë ka nënshkruar dy vendime që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori