Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të dielën ka bashkëbiseduar me qytetarët përmes rrjetit social Instagram.

Osmani u është përgjigjur me dhjetëra pyetjeve të cilat qytetarët ia parashtruan, ndër to ishte edhe pyetja se a do të jetë më aktive në dialogun Kosovë-Serbi.


“Siç e dini të gjitha qëndrimet në dialog koordinohen ndërmjet institucioneve tona. Prandaj unë tashmë jam aktive në këtë proces”, është përgjigjur Osmani.

278125067 387717579809204 6195980915470244753 n e1649655581694

Presidentja është pyetur edhe për raportet që ka me kryeministrin Albin Kurti.

“Çfarë janë raportet mes jush dhe kryeministrit. Të mira, shumë të mira, apo të shkëlqyera?”, ishte pyetja drejtuar Osmanit.

Osmani është përgjigjur “ të shkëlqyeshme deri më tani” duke e shoqëruar përgjigjen me një ikonë të buzëqeshur.

278202469 359382159477051 1924103968218021376 n e1649655608965

Ndër pyetjet e tjera Osmani mori pyetje edhe për prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe botërore.

Presidentja theksoi se deri më tani kanë arritur të rienergjizojnë politikën e jashtme dhe të dëgjohet zëri i Kosovës kudo, në çdo takim e forum ndërkombëtar, shkruan Telegrafi.

“Fatkeqësisht sfidat janë të mëdha, por Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë. Ashtu siç ka thënë presidenti Biden: “Kosova vazhdimisht gjatë këtij viti ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare”, shprehet Osmani.

278284041 724204321936300 4634208780044295249 n e1649655630832

Osmani u pyet nga qytetarët edhe për flamurin të cilin e barte kudo me vete ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“A mendon zonja Presidente me ndrru flamurin me vendos atë që e meritojmë, atë të Presidentit historik Ibrahim Rugova?”, është pyetur Osmani.

Ajo është shprehur se ndërrimi i himnit të Kosovës dhe kriteret e ndryshimit janë të parapara me Kushtetutë.

“Në momentin që kam marr detyrën, në Presidencë kam rikthyer vulën e Presidentit Rugova dhe Flamurin Dardan në hapësirat e Presidencës. Sa i përket himnit të Kosovës, kriteret e ndryshimit parashihen në Kushtetutë”, u shpreh Osmani.

Presidentja gjatë këtij bashkëbisedimi me qytetarët mori edhe shumë lëvdata për punën e saj. /Telegrafi/

277975520 499514471823184 4955544505434824991 n e1649655655592