LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kosova mbetet stoike në refuzimin e ndikimit rus, por BE-ja duhet të jetë më e qartë në perspektivën evropiane të rajonit tonë

Osmani: Kosova mbetet stoike në refuzimin e ndikimit rus, por BE-ja duhet të jetë më e qartë në perspektivën evropiane të rajonit tonë

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përmendur përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, duke thënë se “jemi të palëkundur në këtë synim”.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë bashkë me Michel, Osmani ka thënë se ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me institucionet evropiane të ngritën në një nivel më të lartë, raporton Telegrafi.


Derisa ka përmendur agresionin rus në Ukrainë, Osmani ka theksuar se populli i Kosovës mbetet stoik në refuzimin e ndikimit rus, por siç ka thënë, edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë më i qartë në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësisht përkushtimin tonë ndaj vlerave, mospërmbushja e premtimeve për rajonin tonë po lë hapësirë për ndikim të jashtëm. Populli i Kosovës do të mbetet stoik në refuzimin e ndikimit rus por BE-ja duhet ta bëjë të qartë perspektivën evropiane të rajonit tonë. Kemi nevojë për liberalizim, duhet të ketë angazhim më aktiv. Është po ashtu e rëndësishme të sigurohemi që marrëdhëniet tona me BE-në të forcohen”.

Ajo tutje ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke thënë se “jemi të përkushtuar në këtë proces, i cili duhet të bazohet në njohje reciproke”.

“Për ne dialogu nuk është vetëm kërkesë e komunitetit ndërkombëtar, por edhe proces që i shpie dy vendet drejt integrimeve evropiane. Dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori