LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Është bërë përparim në lobim te pesë shtetet mosnjohëse të BE-së

Osmani: Është bërë përparim në lobim te pesë shtetet mosnjohëse të BE-së

Pasi Kosova njoftoi për planet për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian para fundit të vitit, presidentja Vjosa Osmani tha se po bëhet përparim në lobimin te pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat aktualisht nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e shpallur në vitin 2008 pas një lufte brutale të viteve 1998-99, ku u vranë 13,000 njerëz dhe u zhvendosën deri në 1.4 milionë shqiptarë etnikë, shkruan Euractiv.


Që Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit në BE dhe anëtarësimi, kërkohet miratimi unanim i 27 shteteve anëtare, të cilat mbeten të ndara për këtë çështje.

“Por ne duam t’i përdorim këto vite në dy fronte, njëra për t’u siguruar që të shtyjmë përpara për reforma të rëndësishme në vendin tonë që do të na afronin me BE-në. Dhe së dyti, për të bindur të gjithë anëtarët e BE-së që të mbështesin anëtarësimin e Kosovës dhe të na japin statusin e kandidatit”, ka thënë presidentja Osmani në një intervistë për Euractiv, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shpjeguar se kanë zgjedhur që aplikimin ta bëjnë në dhjetor, gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, sepse Praga i ka dhënë shumë mbështetje Kosovës dhe rajonit dhe për shkak të shpresës që liberalizimi i vizave të finalizohet deri në fund të muajit.

Suedia, e cila është shumë më pak e interesuar për zgjerimin, merr kontrollin nga çekët më 1 janar.

E pyetur nëse ka ndonjë strategji apo qasje specifike që po përdoret me pesë vendet mosnjohës, ajo ka thënë se po ndërmerret një qasje hap pas hapi dhe është bërë përparim.

Me disa, siç ka deklaruar Osmani, tashmë ka një nivel të lartë të bashkëpunimit ekonomik, njohjes së dokumenteve, turizmit, kulturës, që do të thotë se ajo që ka mbetur është njohja formale.

“Pra, ne do të vazhdojmë me këtë qasje edhe me mosnjohësit e tjerë, disa prej të cilëve kishin një qasje më të ngurtë ndaj Kosovës, por mendoj se po arrijmë atje, vetëm duhet të jemi të durueshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori