LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Fidan: Turqia ka rol të rëndësishëm si aleat i Maqedonisë së Veriut

Osmani në takim me Fidan: Turqia ka rol të rëndësishëm si aleat i Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim të me homologun e tij turk, Hakan Fidan, në kuadër të Forumin Diplomatik të Antalisë. Në këtë takim, dy ministrat shprehën kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe u pajtuan që të organizojnë një takim të përbashkët mes qeverive për të thelluar bashkëpunimin dhe miqësinë tradicionale.

Osmani shtroi rëndësinë e partneritetit tradicional midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Turqisë si mikut dhe aleatit të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu theksoi nevojën për të shtuar shkëmbimin tregtar dhe turistik mes dy vendeve, duke përmendur rritjen e vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare në vitet e fundit.


Ministrat gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin multilateral në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë aleancën në NATO. Ata shkëmbyen mendime edhe për sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe rrethanat gjeopolitike të reja.

Në përfundim të takimit në Antali, Osmani pati edhe takime të tjera të rëndësishme me përfaqësues të vendeve të ndryshme. Këto takime tregojnë angazhimin e Maqedonisë së Veriut në diplomacinë ndërkombëtare dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me partnerët strategjikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori