eksperti ad

Në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, kati përdhesë ku kryhet radioterapia për pacientët me sëmundje malinje, është përmbytur.

Pas raportimin nëpër disa media, lajmin e ka konfirmuar dhe drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski.


Ai tha se menjëherë pas ngjarjes janë fikur të gjitha aparaturat, duke parandaluar një rrezik më të madh.

“Aparaturat u fikën me kohë,” deklaroi Stojkovski.

Drejtori theksoi se Klinika është në komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë për Siguri nga Rrezatimi dhe se asnjë pacient nuk është i ekspozuar ndaj rrezikut.

Përmbytja ka ardhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë qytetin e Shkupit.