eksperti-banner

Elita e futbollit kosovar do të rikthehet në aksion ditën e premte, pas ndeshjeve të Kombëtareve.

Kjo javë është e rezervuar për derbin lokal më të madh në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit.


Dy skuadrat janë pretendente për titull dhe kjo ndeshje pritet të jetë e zjarrtë.

Për këtë takim FFK ka caktuar gjyqtarin gjilanas Mervan Bejtullahu, me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Shpëtim Murtezi.

Lideri Ballkani e nis javën e gjashtë në udhëtim te Arbëria të premten, ndërsa Prishtina pret Besën të shtunën në kryeqytet.

Llapi kërkon fitoren e parë kampionale këtë të shtunë pasi pret Drenicën në Podujevë, ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit. /Telegrafi/

Superlige Java 6 page 0001  1

telegrafi sport app