Real Madridi është duke u përgatitur që të grumbullojë mbi 150 milionë euro nga shitja e lojtarëve në fund të këtij sezoni për të financuar transferimin e Kylian Mbappes.

Sipas asaj që raporton AS, Gareth Bale, Dani Ceballos, Isco, Brahim Diaz, Marcelo dhe Luka Jovic, mund të shiten në verën e këtij viti për të realizuar ‘Operacioni Mbappe’.


Mbappe raportohet se fiton mbi 20 milionë euro te Paris Saint-Germain dhe për Los Blancos nuk është problem paga e tij.

Fituesi i Kupës së Botë ka kontratë me parisienët deri ën vitin 2022, derisa është në bisedime me klubin për të rinovuar atë.

PSG është nën presionin për t’i vazhduar kontratën 22-vjeçarit, mirëpo dëshira e tij nuk është sekrete tashmë që planifikon t’i bashkohet Real Madridit.

Desktop 2021 UK L1 PSG Mbappe 100

AS vazhdon më tej duke bërë të ditur se presidenti Florentino Perez ka kontakte shumë të mira me pronarët e klubit nga Katari, e bisedimet mund të realizohen në një rrugë më të lehtë.

Madje, në ofertën për Mbappen mund të ofrohen lojtarë dhe një shumë e parave për të realizuar operacionin që mund të thyejë rekordin e transferimeve.

PSG në anën tjetër është duke menduar transferimin e Lionel Messit si lojtar i lirë nga Barcelona dhe mund të lejojë talentin francez që të kalojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

telegrafi sport app