LAJMI I FUNDIT:

BE ofron nëntë miliardë euro kredi për Ukrainën

BE ofron nëntë miliardë euro kredi për Ukrainën

Komisioni Evropian ka ofruar një ndihmë shtesë prej 9 miliardë eurosh në formë kredie për Ukrainën në mënyrë që vendi të funksionojë dhe për të ngritur fondin, “Rindërtimi i Ukrainës”, i cili do të modelohet sipas fondit të rimëkëmbjes së vetë BE-së.

Paratë do të huazoheshin nga Komisioni kundrejt garancive të qeverive të BE-së në kuadrin e programit të ndihmës makro-financiare, raporton theguardian.


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se Ukrainës i duhen rreth 5 miliardë dollarë (4.8 miliardë euro) në muaj për operacionet bazë. BE-ja ka dhënë tashmë 4.1 miliardë euro për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, duke përfshirë ndihmën ushtarake.

BE-ja do të vazhdojë të ofrojë “mbështetje financiare afatshkurtër për Ukrainën për të përmbushur nevojat e saj dhe shërbimet bazë që të funksionojnë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte mirënjohës për paketën e mbështetjes, duke shtuar se ajo do të “ndihmonte Ukrainën të fitonte luftën, të kapërcejë pasojat e agresionit të forcave ruse dhe të përshpejtojë lëvizjen drejt anëtarësimit në BE”. /Telegrafi/