LAJMI I FUNDIT:

Obama fiton çmimin Emmy për narracionin më të mirë

Obama fiton çmimin Emmy për narracionin më të mirë
(Foto: Twitter/AP)

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, e ka fituar çmimin Emmy për narracionin më të mirë në serialin e tij dokumentar të Netflix, “Our Great National Parks”.

Reklama

Pas serialit për parqet kombëtare në mbarë botën qëndron shtëpia e produksionit e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, ‘Higher Ground’.

Obama është vetëm presidenti i dytë i SHBA-ve që fiton një Emmy dhe tani është në garë për t’u bërë një Egot – dikush që ka fituar çmime Emmy, Grammy, Oscar dhe Toni.

“Our Great National Parks” shfaq bukurinë natyrore që përfshin pesë kontinente dhe përmban vendndodhje mahnitëse, duke përfshirë Patagoninë kiliane dhe Indonezinë.

Të nominuar të tjerë në kategorinë për narracionin më të mirë ishin David Attenborough, Lupita Nyong’o dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Pas largimit nga detyra në vitin 2017, ish-presidenti dhe gruaja e tij, Michelle Obama, themeluan ‘Higher Ground’, duke arritur një marrëveshje me Netflix që thuhet se vlente dhjetëra milionë dollarë.

(Foto: Twitter/The Hollywood Reporter)

Obama fitoi një çmim Grammy për versionet audio të kujtimeve të tij, “The Audacity of Hope” dhe “Dreams from My Father”.

Presidenti amerikan tallet në llogari të vet: Unë quhem Joe Biden, unë jam zëvendëspresident i Barack Obamës
Lexo po ashtu Presidenti amerikan tallet në llogari të vet: Unë quhem Joe Biden, unë jam zëvendëspresident i Barack Obamës

I vetmi president tjetër që ka fituar një Emmy ka qenë Dwight Eisenhower, i cili e fitoi çmimin në vitin 1956 për t’u bërë presidenti i parë që mbajti një konferencë shtypi për gazetarët në televizion.

Vetëm 17 persona kanë arritur statusin Egot deri më sot, duke përfshirë Mel Brooks, Whoopie Goldberg, Audrey Hepburn dhe Jennifer Hudson. Obama duhet t’i fitojë edhe çmimet Oscar dhe Toni për ta marrë këtë epitet. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Magazina
Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t'u bërë shoqëruese

Magazina
E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Fjolla Morina thotë se familja e saj ka prejardhjen nga Familja Haklaj në Tropojë

Fjolla Morina thotë se familja e saj ka prejardhjen nga Familja Haklaj në Tropojë

Magazina
Ibrahimovic ka më shumë se 20 vite karrierë pas vetes, ndërsa periudha më e vështirë në jetë lidhet me djalin e tij

Ibrahimovic ka më shumë se 20 vite karrierë pas vetes, ndërsa periudha më e vështirë në jetë lidhet me djalin e tij

Magazina
Kalo në kategori