LAJMI I FUNDIT:

Numri i viktimave nga coronavirusi në Britani të Madhe arrin në 104

Numri i viktimave nga coronavirusi në Britani të Madhe arrin në 104

Numri i viktimave nga coronavirus në Britani të Madhe ka shkuar në 104, pasi Anglia ka raportuar vdekjen e 32 personave.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i vdekjeve të konfirmuara në Angli është 99, ndërsa mosha mesatare e tyre ishte midis 59 dhe 94 vjeç, dhe kishin kushte themelore shëndetësore.


Ndryshe vendi më i prekur nga coronavirusi në Evropë është Italia me 31 mijë raste, ndërsa 2,503 persona kanë ndërruar jetë, pas tij vjen Spanja me 13 mijë raste. /Telegrafi/