LAJMI I FUNDIT:

Numrat tregojnë që Real Madridi ka nevojë për Paul Pogban: Francezi dominon dukshëm mbi treshen e mbretërve

Numrat tregojnë që Real Madridi ka nevojë për Paul Pogban: Francezi dominon dukshëm mbi treshen e mbretërve

U zhvilluan katër ndeshje parasezonale dhe ishin më të këqijat në kujtesën e tifozëve për vitet e fundit,  duke zhgënjyer në startin e edicionit 2018/19, ku Real Madrid tani flitet se ka nevojë edhe për më shumë përforcime.

Dhe dihet që lojtari që Zinedine Zidane e dëshiron më shumë është Paul Pogba.

Luka Modric dhe Toni Kroos , të dy startues në të katër ndeshjet, ishin dobët si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, gjë që kujton atë që u pa sezonin e kaluar. Loja e tyre e dobët bën që edhe Casemiro të mos tregojë aftësitë e tij.

Në fakt, asnjëri nga të tre nuk ka arritur të regjistrojë numra për ta tejkaluar Pogban, edhe pse Manchester United kishte një edicion të vështirë.

Në mbrojtje dhe sulm Pogba ishte mbresëlënës, madje arriti të vendosë numra më të mirë në sulm sesa Modric , Kroos dhe Casemiro së bashku, shkruan Marca.

Pogba ka luajtur 47 ndeshje sezonin e kaluar ku shënoi 16 gola dhe siguroi 11 asistime.

Modric , ndërkohë, luajti 46 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe regjistroi tetë asistime.

Casemiro arriti të gjejë pjesën e pasme të rrjetës në katër raste në 43 ndeshje pa siguruar asnjë asistim, ndërsa Kroos luajti të njëjtin numër ndeshjesh, por regjistroi një gol dhe gjashtë asistime.

Në total, tre lojtarët e Madridit shënuan nëntë gola, shtatë më pak se Pogba , dhe siguruan 14 asistime, teri më shumë se francezi.

Pogba duket superior kundrejt mesfushorëve aktual të Madridit.

Ai e rikuperoi topin më shumë se të tjerët, duke fituar 287 raste, krahasuar me 278 për Casemiro , 268 për Kroos dhe 222 për Modric.

Pogba ishte mesfushori i vetëm në pesë ligat më të mëdha të Evropës që arriti të shënojë më shumë se 15 gola dhe të sigurojë më shumë se 10 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori