LAJMI I FUNDIT:

Numëron kauzat në të cilat kishte besuar derisa ishte në LVV, Shpend Ahmeti: Besova se e kishim përnjëmend!

Numëron kauzat në të cilat kishte besuar derisa ishte në LVV, Shpend Ahmeti: Besova se e kishim përnjëmend!

Ish kryetari i Komunës së Prishtinës, dikur nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka folur për idealet që kishte ndjekur derisa ishte pjesë e LVV-së.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar kauzat në të cilat kishte besuar dikur, e të cilat tani po shpërfillen nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kjo parti mori pushtetin në Kosovë.


Postimi i plotë i Ahmetit:

“Besova se e kishim përnjëmend!

Besoja se me të vërtetë nuk duhej takuar Vuqiqi pa kërkuar falje!

Besoja se duhet gjuajtur me vezë ata që takoheshin edhe pse nuk isha dakord me sulmin!

Besoja se privatizimi në formën e bërë duhej ndalur!

Besoja se të gjithë po vjedhnin se dhe duhet ndalur me çdo kusht!

Edhe pse shkoja në lojë të Kosovës besoja se edhe aktivistët kanë të drejtë të më kqyrin me dyshime sepse ata e donin vetëm një kombëtare – atë të vërtetën shqiptare. Shkoja me ndjenjë faji!

Edhe pse dëshiroja të gjithë të shkonim në paradë për barazi, pranoja të isha i vetëm i deleguar sepse besoja se duhet të fitojmë njëherë dhe pastaj nga qeveria do luftonim për barazi!

Besoja se duhej të ndërprenim mbledhjet e

Kuvendit me çdo kusht për të shpëtuar tokë!

Besoja se nuk do kishte xhipa e bodigarda më!

Besoja se në -15 duhet qëndruar në kufi dhe netë në burg vetëm për të ndaluar mallrat serbe!

Bëhesha edhe nacionalist duke besuar se ditë më të mira për Kosovën po vijnë!

Kam bërë kompromise me parimet e mia bazë sepse isha pjesë e një grupi të drejtë që e kishte përnime dhe kur shumica ishte për – mbase unë e kisha gabim për ca çështje!

Besoja se të gjithë jemi të barabartë!

Edhe pse isha dhe edhe sot jam i majtë dhe

doja dhe dua barazi,

barazi te grave me burrat,

barazi të grupeve të margjinalizuara me shumicën, barazi për LGBTQI

barazi për çdo njeri,

doja dhe dua mirëqenie për të gjithë,

që shteti ti mbron të varfërit,

që shteti të zhvillohet,

që fqinjët tanë të jenë mirë,

që korrupcioni të luftohet,

që hajnia të ndalet

prapë isha në dyshim mos kisha gabuar dikund.

Mbase edhe po!

Por tash jam në dilemë cili ka qenë gabimi!”, ka shkruar Ahmeti.

Shpend Ahmeti, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për dy mandate (2013 -2021) ishte kryetar i Komunës së Prishtinës.

Shpend Ahmeti ishte kryetari i Partisë Fryma e Re, e cila u shkri në Vetëvendosje në vitin 2011 ku u zgjodh nënkryetar. Pas mosmarrëveshjeve të brendshme ai u largua nga LVV në vitin 2018 për t’u bërë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori