LAJMI I FUNDIT:

Numërimi së prapthi ka filluar për Topin e Artë: Yjet mbështesin të preferuarit e tyre

Numërimi së prapthi ka filluar për Topin e Artë: Yjet mbështesin të preferuarit e tyre

Kanë mbetur edhe pak ditë nga ceremonia e Topit të Artë, aty edhe ku do të mësohet emri i më të mirit për vitin 2021.

Pasi France Football zbuloi listën përfundimtare prej 30 lojtarësh muajin e kaluar, ka pasur disa emra që kanë spikatur mbi të tjerët dhe kanë bërë që njerëzit të flasin.


Si gjithmonë, futbolli ka të bëjë me opinionet dhe kur bëhet fjalë për Topin e Artë, trajnerët dhe lojtarët bëhen si tifozë të rregullt, duke mbështetur të preferuarit e tyre për trofeun.

Vjen reagimi i kryeredaktorit të France Football për listën që rrodhi në internet - aty ku Messi shpallet fitues i Topit të Artë
Lexo po ashtu Vjen reagimi i kryeredaktorit të France Football për listën që rrodhi në internet - aty ku Messi shpallet fitues i Topit të Artë

Pretendentët kryesorë për çmimin për lojtarin më të mirë në vitin e fundit duket të jenë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Jorginho, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

Lojtarët që mbështesin Messin

Gjashtë herë fituesi i çmimit më të madh individual është një favorit i përhershëm dhe i tillë është edhe një herë, veçanërisht pasi ai udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Copa America – trofeu i tij i parë i madh me Albiceleste. Ndër yjet që mbështesin 34-vjeçarin janë Gerard Pique , Ronald Koeman, Mauricio Pochettino , Marco Verratti dhe Pedri.

Lojtarët që mbështesin Lewandowskin

Ka një preferencë në rritje për sulmuesin e Bayern Munichut dhe Polonisë, në atë që vlerësohet se e meriton çmimin. Lëvdatat për të kanë ardhur nga lojtarët si Kevin De Bruyne , Iago Aspas dhe Rafa Marquez.

Lojtarët që mbështesin Jorginhon

Mesfushori i Chelseat dhe Italisë ka fituar shumë admirues në këtë vit, duke ndihmuar edhe klubin dhe vendin në lavdi evropiane. Bashkatdhetari Giorgio Chiellini e ka mbështetur, ndërsa ka marrë një mbështetje edhe nga Patrice Evra, i cili është në mes Jorginhos dhe bashkëlojtarit të Chelseat, N’Golo Kante.

Lojtarët që mbështesin Benzema

Numri 9 i Real Madridit është ndoshta, çuditërisht, i nënvlerësuar, por disa zëra duan ta ndryshojnë këtë dhe të njohin shkëlqimin e tij me Topin e Artë këtë vit. Mbështetësit e tij përfshijnë emra si Rafa Nadal, Roberto Carlos dhe Ronaldo Nazario. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori