LAJMI I FUNDIT:

“Nuk po ndihesha mirë”, De Jong bën vetëkritikë pas barazimit ndaj Rayo Vallecanos

“Nuk po ndihesha mirë”, De Jong bën vetëkritikë pas barazimit ndaj Rayo Vallecanos

Barcelona arriti të shkëputë vetëm një pikë në ballafaqimin me Rayo Vallecanon, me vendasit që vazhduan rekordin si të pamposhtur ndaj Xavit.

Një gjë që mori vëmendjen në sfidën e djeshme ishte rikthimi i Frenkie De Jong në fushë, për herë të parë pas dy muajsh.


Përkundër faktit që ndeshja përfundoi pa fitues, De Jong u përzgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Kur u pyet rreth çmimit si lojtari më i mirë i kësaj sfide, Frenkie me përulësi tha se ai nuk ishte në formën e tij më të mirë.

“Unë nuk isha i mirë, nuk po ndihesha mirë. Ne nuk luajtëm në nivelin që duhet të jemi. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të përmirësohemi”, ka thënë holandezi.

Barcelona ndihet e vjedhur, nuk iu dha penallti në kohën shtesë
Lexo po ashtu Barcelona ndihet e vjedhur, nuk iu dha penallti në kohën shtesë

Barcelona është duke u ballafaquar me disa lëndime me Gavin si lojtarin e fundit i cili pësoi një lëndim të rëndë gjatë pushimit me kombëtare.

“Ne kishim shumë lëndime që e kanë dëmtuar skuadrën por ne duhet të bëjmë më të mirën. Mendoj se të gjithë ne vrapuam aq sa mundëm, por kur kishim topin në pronësi nuk ishim aq të mirë”, vazhdoi De Jong.

Xavi hutohet nga lajmet që e lidhin Gundogan me një kalim në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Xavi hutohet nga lajmet që e lidhin Gundogan me një kalim në Arabinë Saudite

Barcelona momentalisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë të grumbulluara, tri më pak se lideri Girona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e radhës në elitën e futbollit spanjoll katalanasit do ta zhvillojnë ndaj Atletico Madridit në “Montjuic”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori