Nga New Yorku në Stamboll, aktivistë të rinj po braktisin shkollën për të kërkuar veprime të menjëhershme mbi ndryshimin e klimës.

Kështu ata po iu bashkohen protestave masive që kërkojnë veprim kundër ndryshimit klimatik përpara një samiti të Kombeve të Bashkuara.


Nën hashtagun #ClimateStrike, mbi tre milionë njerëz po shpërndajnë imazhet e protestave dhe mbështetjen e tyre në rrjetet sociale.

pam Pamje nga protestat mbarëbotërore për ndryshimin klimatik (Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Një gjë të tillë e ka bërë edhe artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora.

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi, e cila është bërë hit në internet, ku një i ri shfaqet me banderolën në duar ku të shkruara janë fjalët: "Nuk ka planet B".

rita e1569067084535

Duket se edhe Rita është pjesë e popullatës, që kërkon nga qeveritë të ndërmarrin hapa urgjentë për të trajtuar krizën e klimës dhe për të parandaluar një katastrofë mjedisore.

Demonstratat filluan në Ishujt Paqësorë përpara se të fillonin më pas edhe në: Australi, Azi, Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut dhe Jugut.

Një mbështetje të tillë përmes rrjeteve sociale, e ka shprehur edhe këngëtarja Camila Cabello, e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga protestat e aktivistëve mbarëbotërorë. /Telegrafi/