Superyjet shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, rrëmbyen vëmendjen me paraqitjen e tyre në Brit Awards 2018.

Dua Lipa e cila shkroi historinë me pesë nominime edhe në ceremoni vazhdoi duke shkruar histori me dy çmime të fituara.


rita ora 1 5

E panominuar ishte Rita Ora, megjithatë bukuroshja nga Prishtina performoi në mënyrë fantastike duke rrëmbyer kritika pozitive.

Ishte spekuluar se Rita dhe Dua kanë mospajtim dhe hidhërim me njëra-tjetrën, e kjo ka ndikuar që të mos performojnë bashkë.

rita1 8 Rita Ora duke performuar

Sidoqoftë, dy vajzat shqiptare nga Kosova që janë rritur në Londër, njihen dhe kanë pëlqyeshmëri për njëra-tjetrën, e këtë e dëshmoi me një postim përkrahës babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili ishte prezent në ceremoni.

Dukagjini postoi një video në InstaStory ku shfaqet Rita Ora duke performuar në shenjë përkrahëse ndaj saj.

duanew 2 Dua Lipa duke performuar, Foto: Getty Images

Kështu i vihet fund spekulimeve për një çarje të relacioneve mes Dua Lipës dhe Rita Orës.

Ato janë dhe do të jenë përgjithmonë krenaria e të gjithë shqiptarëve ku do në botë. /Telegrafi/