LAJMI I FUNDIT:

Nuk e njeh Kosovën, por falë Rrahmanit flamuri ynë merr jehonë në Rumani nga Rapidi: ‘Lewa’ në stërvitje

Nuk e njeh Kosovën, por falë Rrahmanit flamuri ynë merr jehonë në Rumani nga Rapidi: ‘Lewa’ në stërvitje

Rumania është njëri nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ky shtet është bërë një trampolinë për futbollistët kosovarë, pasi fillimisht Ermal Krasniqi e tani Albion Rrahmani janë transferuar nga kampionati ynë në atë rumun.


Sulmuesi llapjan, Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrë perfekt aventurën te Rapidi i Bukureshtit, pasi në dy ndeshjet e para ka shënuar katër gola.

E falë paraqitjeve fantastike të Rrahmanit, flamuri i Kosovës po publikohet shpesh herë në faqen zyrtare të Rapidit të Bukureshtit.

Klubi i madh rumun tani ka publikuar disa foto të Rrahmanit në stërvitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ku sulmuesi është ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.

Madje nofka që Albion Rrahmani e barte sa ishte në Kosovë si ‘Lewa’ ia kanë vazhduar edhe rumunët dhe këtë e ka publikuar Rapidi.

“Lewa në stërvitje”, ka shkruar Rapidi duke vendosur edhe flamurin e Kosovës në këtë postim.

Albion Rrahmani po shndërrohet në yll në Rumani – e mbyll ndeshjen me dy gola në derbin lokal
Lexo po ashtu Albion Rrahmani po shndërrohet në yll në Rumani – e mbyll ndeshjen me dy gola në derbin lokal

Nuk është hera e parë kjo që skuadra rumune vendos flamurin e Kosovës në faqen e tyre, pasi edhe në postimet e mëhershme për Rrahmanin ka valëvitur flamuri ynë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori