Notat e lojtarëve, Francë 0-2 Spanjë: Ja kush shkëlqeu dhe kush dëshpëroi


Spanja ka dhënë një paraqitje të madhe në gjysmëfinale dhe ka mposhtur Francën me rezultat 2-0, duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.
"La Roja" kontrolloi ndeshjen me pjekuri, duke qenë më e rrezikshme dhe më efikase në momentet vendimtare, ndërsa Franca nuk arriti të gjente mënyrën për ta thyer mbrojtjen spanjolle.
Golat për spanjollët i realizuan Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro, në anën tjetër Franca nuk arriti ta rrezikojë portën e tyre për asnjë moment.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore ishte Pedro Porro, i cili u vlerësua me notën 8.1.

Me nota të lartë te Spanja u vlerësuan edhe Rodri me 7.6, Pau Cubarsi me 7.4 dhe Aymeric Laporte me 7.2
Dështimi i ndeshjes në këtë gjysmëfinale të Botërorit doli të jetë mbrojtësi francez Lucas Digne, i cili u vlerësua me 5.6 për paraqitjen e tij.
Kujtojmë se Spanja në finale do të përballet me fituesin e çifitit tjetër gjysmëfinalist Angli – Argjentinë, duel ky që zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave:











































