Chelsea e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1,  ndërsa në atë kthyese të zhvilluar në “Stamford Bridge”, londinezët fituan dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 kaluan në finale.

Portieri Edouard Mendy ishte më i miri në fushë me notën 8.2.

Pas tij u vlerësuan lartë edhe Timo Werner (8.1) dhe Jorginho (7.6).

Te Real Madridi më i miri ishte Luka Modrid me 7.3, ndërsa shumë lojtarë morën nota ta ulëta.

Notat e lojtarëve të Chelseat dhe Real Madridit

/Telegrafi/