Barcelona e ka mposhtur Sevillan në kuadër të javës së tetë në La Liga me rezultat 4-0.

Golat për katalunasit i realizuan Luis Suarez (27’), Arturo Vidal (32’), Ousmane Dembele (35’) dhe Lionel Messi (78’).


Blaugranasit ishin dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe morën notën e përgjithshme 7.50, ndërsa Sevilla mori vlerësimin 6.17.

GettyImages 1179433983 Barcelona vs Sevilla (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Messi, që mori notën maksimale 10-të, shkaku i golit të shënuar, por organizimit të lojës.

Në anën tjetër, mbrojtësi i Sevillës, Daniel Carriço kishte paraqitjen më të dobët dhe mori vlerësimin 5.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

bar Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

sev Notat e lojtarëve të Sevillës (Foto:WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app